Kilian Mbape ka arritur që të fitojë famë planetare vetëm duke qenë 18 vjeç dhe, falë performancave të tij të shkëlqyera gjatë sezonit të kaluar, ai ka dalë në majë të futbollistëve më të talentuar të botës, duke tërhequr, ndërkohë, vëmendjen e klubeve më të mëdhenj të botës. Mbape, para disa kohësh, u prononcua vetë se dëshira e tij më e madhe është që të luajë me Realin e Madridit. Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe, sulmuesi i talentuar francez i krahut ka marrë disa këshilla që ta vazhdojë karrierën te Monakoja, me qëllim që ta konfirmojë formën e tij sensacionale të sezonit të parë në futbollin profesionist.
Klubi i principatës së vogël e konsideron Mbapen si lider të një projektit të vet të ri. Mbape është vendosur në plan të parë në një pllakat të Monakos, ndërkohë që ai (Kiliani), duke treguar lojalitet ndaj klubit të vet të deritanishëm, e ka vendosur atë (pllakatin) në profilin e tij zyrtar në Instagram. Këtë veprim të Mbapes e kanë vënë re të gjithë mediumet e botës që vënë në dukje se me këtë postim Kilian Mbape u ka dhënë fund të gjitha dilemave.
Sfidanti.al