Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pike, do të mungojë për tre javë shkaku i lëndimit të gjurit që e pësoi gjatë fitores 4 me 0 kundër Manchester City-t në Ligën e Kampionëve.
Fillimisht ishte menduar se spanjolli do të mungonte vetëm dhjetë ditë, por në bazë të testeve mjekësore është konstatuar se ai do të mungojë për tre javë. 29-vjeçari do të humbë ndeshjet kundër Valencias, Granadas, Sevillas dhe ndeshjen e kthimit kundër Cityt në “Champions”.
Dy javë do të mungojë Jordi Alba, i cili pati probleme me zgjatje të muskujve, citohet Express.