Paris Saint Germain ‘dorëshpuar’ ; gati 240 milionë euro për të bërë blerje të reja

Paris Saint Germain nuk e frenon dot askush kur bëhet fjalë për shpenzime marramendëse. Klubi transalpin tashmë po përgatitet  të paguajë 240 milionë Euro për të sjellë në skuadër emra të rinj ku padyshim obkjetivat kryesorë janë Kylian Mbappe dhe Gianluigi Donnarumma. Për sulmuesin 18 vjecar të Monacos që është vënë edhe në shënjestrën e Realit të Madridit, parizienët janë gati të ofrojnë shifrën e cmendur të 135 milionë Eurove, ndërsa për Donnarummën janë gati të derdhin 39 milionë Euro. Por Paris Saint Germain nuk ndalet këtu, mësohet se francezët do të bëjnjë një ofertë prej 42 milionë Eurosh për Fabinhon si dhe 23 milionë euro për Raphael Guerrero të Borussia Dortmund.

sfidanti.al