Juventus është kthyer edhe një herë pretendimeve për mbrojtësin e djathtë të Real Madridit, Danilo.
Mbrojtësi brazilian, Dani Alves sot edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me skuadrën e Juventusit.
Drejtuesit e skuadrës italiane menjëherë janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij, i cili pritet të jetë Danilo i Real Madridit.
Sipas Sky, Juventus tashmë ka ofruar 15 milionë euro për brazilianin, por kjo ofertë është refuzuar nga kampionët e Evropës.
Real Madrid të paktën kërkon 20 milionë euro për Danilon, të cilin para dy viteve e transferoi për 30 milionë euro nga Porto.