Kostas Manolas sot do t’i kryej testet mjekësore te skuadra ruse, Zenit, e cila e vlerëson shumë grekun.
Roma dhe Zenit kanë arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit grek, Kostas Manolas.
Sipas Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium, Manolas do t’i kryej testet në Zenit, pasi është pranuar oferta e tyre prej 35 milionë eurosh.
30 milionë euro do t’i marrë fillimisht Roma, ndërsa 5 të tjera do të jenë bonuse në varësi të sukseseve.
Për dallim nga Manolas, mesfushori i Romës, Leonardo Paredes ende nuk ka vendosur dhe nuk është i bindur se Zenit është skuadra e duhur për të ardhmen e tij.