Debatik Curri ka thënë se Prishtina është e përgatitur për ndeshjen ndaj Norcepingut në kuadër të kualifikimeve për Europa Leagues
Mbrojtësi i FC Prishtinës, Debatik Curri ka thënë se skuadra e tij duhet ta shfrytëzojë nënvlerësimin që po i bën skuadra suedez, për ta befasuar.
Ai insiston se përgatitjet për këtë ndeshje kanë shkuar shumë mirë dhe ata janë gati.
“Unë besoj se jemi gati dhe padyshim se do të udhëtojmë për rezultat pozitiv për çka neve na duhet të japim maksimumin që për ndeshjen e dytë të kemi për çka të luajmë dhe ta kemi përkrahjen e madhe të adhuruesve tanë. Unë besoj se asgjë nuk do të përfundoj në ndeshjen e parë, sepse i kemi të gjitha mundësitë që me lojtarë me përvojë që kanë luajtur në Evropë dhe futbollistëve të rinj”, tha Curri gjatë konferencës për media.
“Pra e kemi një ekip të përzier të mirë që të luajmë futboll. Ne nuk kemi ekip të mirë sa Norceping, por jemi klub i madh dhe me nënvlerësimin që besoj se do të na bëjnë ne duhet të shkojmë t’i surprizojmë”, vazhdoi ai.
“Ne duhet të paktën mos të pësojmë gol, duhet të marrim ndeshjen me qetësi, të disiplinuar dhe t’i përmbushim detyrat e dhëna nga kryetrajneri”, tha në fund mbrojtësi prishtinas.
FC Prishtina udhëton në Suedi në mëngjesin e së mërkurës, ndrësa të enjten luan ndaj Norcepingut.