Lajmi është: dorëhiqet trajneri i Shpresave, Redi Jupi. Pyetja që të çon më pranë të vërtetës.. vjen e tillë: dorëhiqet, apo nuk ka dashur presidenti Duka të rinovojë me të? Në listën e gjatë të shkarkimeve të trajnerëve të Shpresave, apo të ekipeve të tjerë përfaqësues të moshave, largimi i Jupit mund të pagëzohet si i “tradhëtuari i luksit”. Një largim që frymëzon dyshime, sidomos kur kujton se Shpresa e këtij sezoni, deri në momentet e fundit, ka patur lakminë për të zënë vendin e tretë. Nuk ka mëdyshje se ishte një ekip i pasur me talente, por, po aq e vërtetë, është fakti se ekipi i Jupit e çoi më tej ndryshimin teknik dhe moral, i cili kishte filluar me Skënder Gegën. Dy trajnerë, që do të kujtohen edhe për ndryshimin e imazhit të Shpresës, porta e së cilës, ndër vite, krahasohej me hapjen dhe mbylljen e fizarmonikës
Ky ekip, së bashku me Jupin, dhe pse impresionuan me udhëtimin e tyre në këtë sezon, pak vetë e dinë se shefat kanë bërë një lojë hileqare me shpërfilljen ndaj tyre . Ata që harronin shpesh 21-vjeçarët për hatër të futbollit të madh, ata që harronin të inkurajonin edhedjemtë e kësaj moshe, ata që reklamonin me bujë grumbullimin e tyre në ekipin e madh, e pastaj i dërgonin në tribunë. Që De Biazi dhe Jupi nuk kishin një flirt bashkëpunimi, këtë e dëshmonte qartazi edhe trafiku i panevojshëm I futbollistëve që merrnin ftesa .Për të lënë lojën dhe për të ngjitur shkallët e tribunes.
Gëzim Sinemati