PSZH-ja nuk kursen per djaloshin e arte: Eshtë gati të sjellë Mbapen!

“Goal” vë në dukje se klubi parisien PSZH është gati që të paguajë më shumë se 135 milionë euro që të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Monakos, Kilian Mbape, Ky futbollist që është vetëm 18 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdhenj të Evropës, por vetëm pak prej tyre mund t’i lejojnë vetes “luksin” që ta marrin këtë djalosh mjaft të talentuar në radhët e veta.

Fillimisht, parisienët nuk treguan interes për Kilian Mbapen, por, qëkur drejtor sportiv i PSZH-së, këtë vit, u bë Antero Enrike, prioritetet e këtij klubi ndryshuan. Sikurse bën të ditur një burim i besueshëm, të cilit i referohet “Goal”, kryesia e këtij klubi është takuar dy herë me të atin e futbollistit të ri. Thuhet se Mbape do ta bëjë të ditur vendimin për të ardhmen e tij mbas pushimeve, ndërkohë që për këtë tinejxher të talentuar kanë shprehur interesim Reali i Madridit, Arsenali dhe disa klube të tjerë. Nëse transferimi i këtij francezi të ri te PSZH-ja do të realizohet, atëherë, do të thyhet rekordi botëror sa i përket pagesës së kompensimit për një futbollist.

Sfidanti.al