Dashuria mes Neymar e Bruna Marquezine shuhet për të dytën herë

Lidhja e dashurisë mes Neymar dhe Bruna Marquezine këputet sërish. Është vetë futbollisti brazilian që konfirmoi ndarjen me aktoren dhe modelen braziliane me të cilën kishte nisur të shoqërohej për herë të dytë në fillim të këtij viti. ‘Është hera e fundit që flas për jetën time private sepse nuk më pëlqen. Por është e vërtetë unë dhe Bruna u ndamë-u tha Neymar gazetarëve të pranishëm në hyrje të një loteli luksoz në Sao Paulo ku lojtari organizoi një ankand për qëllime bamirësie-ishte një vendim i përbashkët i të dyve. Bruna është një vajzë që e admiroj dhe dua me forcë lumturinë e saj në të gjitha aspektet. Jeta vazhdon dhe ne kemi mbetur miq të mirë’

sfidanti.al