Prokuroria e Barcelonës e ka pranuar kërkesën e Lionel Messit per te shpetuar nga nje turp qw do te njolloste emrin e tij.
Sipas të përditshmes sportive kataluanse, Mundo Deportivo, Lionel Messi nuk do t’i vuaj 21 muaj burg pasi është shpallur fajtor për fshehje të tatimeve.
Në vend të burgut ylli i Barcelonës do të paguaj dëmshpërblim prej 255 mijë eurove. Kurse, Babai i Messit, Jorge duhet të paguaj 180 mijë euro dëmshpërblim, përcjell Express.
Messi kishte kërkuar që në vend të burgut të gjobitet, dhe këtë kërkesë e ka pranuar Prokuroria e Barcelonës
Messi dhe Jorge janë akuzuar se kanë shmangur tatime në vlerë prej 4.1 milionë euro