Los Anxhelos Lejkersat synojnë Lebron Xhejmsin

Synimi nr.1 i ekipit të mësipërm është sjellja, sezonin e ardhshëm, të basketbollistit më të mirë të Klivlendit dhe të NBA-së amerikane, në përgjithësi, Lebtron Xhejms. Lejkersat duan që të kthehen në rrugët e vjetra të lavdishme, kështu që ky klub synon që të krijojë një ekip që të jetë konkurrues, madje, edhe për titullin e ligës së NBA-së. Nga Los Anxhelosi, në fakt, kanë ikur plejmejkeri D’Anxhelo Rasell, si edhe qendra ruse, Timofej Mozgov.

Ata që e njohin mirë NBA-në amerikane, thonë se paratë që do të fitohen nga shitja e këtyre dy basketbollistëve, nuk do të jenë të vogla dhe me to mund të blihet, madje, edhe basketbollisti më i mirë i kohës së sotme, Lebron Xhejms, ndërkohë që ky i fundit, në fakt, ka disa lidhje pune me Los Anxhelosin (LA), kështu që një gjë e tillë është një shans suplementar që Lejkersat ta bindin Lebron Xhejmsin që ai të vijë në LA. Lejkersat synojnë ndërkohë që të sjellin edhe Pol Xhorxhin nga Indiana që ka bërë të ditur se nuk dëshiron që të luajë më me Indianën dhe dëshiron që të kthehet në qytetin e tij të lindjes.

Sfidanti.al