Ç‘ishte ajo që na panë sytë ? Goli i Muçit ka bërë që të çohen të gjithë në këmbë në stadium dhe disi të habitur nga ajo që panë, dukej sikur prisnin ta shikonin edhe një herë me përsëritje! Një gol, që po ta kishte bërë Mbape ose Jamal, do të kishte spërkatur gjithë botën me aromën e tij. Por, askush nuk e meritonte më shumë se Ernest Muçi, sepse goli i tij , një lloj kryevepre mes golave , ishte si një protestë për karierën që i kanë vjedhur në ekipin Kombëtar…
Një gol që çmendi stadiumin, mijera që kaluan në delir, një gol që na e bëri ndeshjen të dukej edhe më e bukur ngase ishte, një gol që i preu gjunjët Finlandës, por pati efefekt magjik edhe në krahun tonë. Sikur të ishte dhe Silvinjo në stadium, spektakli i hipokrizisë do të bëhej më i realizuar. Shefat gëzonin si fëmijë për golin që do të shpallet himni i golave, edhe ata të politikës që futën hundët tek çështja Muçi ..kercyen pupthi nga hareja se përjetuan një cast ..”që na futi në BE”. Pale disa nga shokët e Muçit, që vraponin ta puthnin ne fushë, duke harruar se pak kohë më parë thoshin se ..MUçi nuk luan me Kombetaren se nuk shkon me skemën tonë
G.Sinemati

