Kohët e fundit drejtuesit e klubit Vllaznia po firmosin kontrata me lojtarët më të talentuar të dalë nga akademia kuqeblu. Një politikë që te Vllaznia e kanë pasur edhe më parë, por së fundi ajo është bërë më e ndjeshme. Sot ishte radha e sulmuesit Seralb Hotaj që të firmoste kontratë me klubin.
“Seralb Hotaj firmos kontratën me Vllazninë! I formuar në akademinë tonë, hedh një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Një tjetër talent i akademisë që vijon rrugëtimin kuq e blu. Suksese, Seralb!” – shkruhet në postimin e klubit shkodran në faqen zyrtare.
Hotaj, 19 vjeç, është aktivizuar me Vllazninë B këtë sezon. Ai shihet si një element premtues për të ardhmen, ndaj dhe klubi ka vendosur ta lidhë me kontratë. Para tij firmosi portieri Alevio Ndoj, ndërkohë që u rikthye Flori Spahija.

