Ç‘ishte kjo që ndodhi? Fitore me përmbysje në fushë e Dinamos me Egnatian dhe spektakël i trajnerëve Daja dhe Dede gjatë intervistave në fund të ndeshjes. Të gjitha i bëri Dinamo me Egnatian , me “pronarët “ e kampionatit: E përmbysi ndeshjen, i vuri një “kapak harrese” dy humbjeve të pangjashme në kampionat, me Vllazninë dhe Teutën, dhe si qershia mbi tortë, trajneri Daja i Dinamos bëri një “saltro”.. ndërpreu intervistën e trajnerit Dede, për ta uruar për rrugëtimin në Europë…
A mjafton një pjesë loje, pra 45 minuta për t’i dhënë fund llogarive me një kundërshtar që donte ta mundte ? Në pjesën e dytë , trajneri Dede besoi se do ta kurdiste ndryshe ndeshjen, duke hedhur në fushë më të mirët, por ..treni i lojës kishte ikur !
Nuk kishte ndodhur më parë, ta pësonin për 5 minuta, si kënga “vetëm 5 minuta”. Dinamo shënoi dy herë në portën e Egnatias, dhe tani ngushellohen se Egnatia e kishte mendjen ne Europë. Sidoqoftë, ia ulën në tokë ..këmbët europiane. Një fitore që që nuk matet me 3 pikë, sepse Egnatia i gjen me qiri ndëshkuesit e saj në kampionat…
Sfidanti.al

