Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit italian, Sandro Mazzola.
Përmes një postimi në Instagram, Infantino i ka kushtuar fjalë të ndjera ish-kapitenit të Interit dhe një prej ikonave të futbollit italian.
“Ishe poezia, poezia më e ëmbël. Topi dhe vargjet, një mesazh i bukurisë së vazhdueshme. Bir i Valentinës, bir i futbollit, ti vetë ishe futbolli”, shkruan Infantino.

