Niko Kovaç mësoi për vdekjen e Peter Hermannit, ish-asistentit të tij të besuar gjatë kohës te Bayern Munich dhe ish-zëvendësit të trajnerëve si Jupp Heynckes, gjatë një interviste live menjëherë pas fitores së Borussia Dortmundit ndaj Stuttgartit.
“Është shumë e vështirë, më merret fryma. Jam shumë i trishtuar sepse na la një njeri i mrekullueshëm. Ishte një njeri me kompetencë të jashtëzakonshme, më rrëqethen mornicat”, ishte reagimi i trajnerit kroat, dukshëm i tronditur nga ndarja nga jeta e 74-vjeçarit, i cili vuante prej kohësh nga ALS dhe me të cilin Kovaçi lidhi disa prej sukseseve të tij më të paharrueshme, përfshirë dopietën e fituar me Bayern Munich në vitin 2019.
Ngjarja bëri që Kovaçi të anulonte çdo angazhim tjetër me mediat, përfshirë konferencën tradicionale pas ndeshjes, dhe të drejtohej i pikëlluar drejt dhomave të zhveshjes.

