Marrin fund spekulimet: Grizmani nënshkruan  me Atletikon e Madridit

Pjesëtari i përfaqësueses franceze, Antoan Grizman, përfundimisht, nuk do të largohet nga Atletikoja, një klub, ku ai u afirmua në skenën e madhe të futbollit. Emri i këtij sulmuesi të shkëlqyer, një kohë të gjatë, u lidh me Mançester Junajtidin që ishte gati të jepte një “pasuri” të tërë për këtë lojtar. Megjithatë, gjithçka mbaroi dhe, tani, sipas të gjitha gjasave, Grizmani do të luajë me Atletikon e Madridit deri më 2022. Këtë lajm e bënë të ditur gazetat e njohura spanjolle, “Marka” dhe “As”, sipas të cilave, Grizmanit do të rritet mjaft paga.

Sfidanti.al