Nis ‘countdown’ drejt dasmës, Leo Messi e Antonella pushime në Ibiza

Ka nisur numërimi mbrapsht për atë që quhet martesa e vitit që është ajo mes Lionel Messit dhe Antonella Rocuzzos. Ylli i Barcelonës dhe bukuroshja 28 vjecare do t’i drejtohen altarit në 30 qershor por deri në atë ditë cifti që kanë edhe 2 djem, po shfrytëzojnë në maksimum pushimet. Aktualisht sulmuesi argjentinas që në 24 qershor do të festojë 30 vjetorin e lindjes, ndodhet në Ibiza së bashku me familjen dhe miqtë e tij Cesc Fabregas e Luis Suarez. Lionel Messi e ia tregoi botës këto ditë relaksi duke postuar foto në profilin e tij në Instagram duke ditur që mediat nuk do të jenë aspak indiferent ndaj tij edhe kur bëhet fjalë vetëm për të pushuar.

sfidanti.al