Jindong Zhang ishte gati të bënte cdo cmenduri për të sjellë në Milanto anton io Conten. Sipërmarrësi kinez qëka marrë drejtimin e Interit kishte përgatitur një kontratë 10 vjeçare prej 120 milionë Eurosh që do të thotë se italiani do të përfitonte 12 milionë Euro në sezon. Por jo vetëm kaq, dejtuesit e Interit kishin vendosur t’i jepnin atij pushtet të plotë përsa i përket administrimit të skuadrës dhe ndërhyrjeve në merkato, një propozim që do të kishte tunduar gjithkënd dhe që prapaskenat e të cilit u zbuluan një muaj pas triumfit të Chelseat në Premier League. Gjithsesi në fund Conte preferoi qëndrimin te Blutë e Londrës, ndërsa Interi bëri një tjetër zgjedhje duke prezantuar Luciano Spallettin.
sfidanti.al