Evazion fiskal 14.7 mln Euro, Cristiano Ronaldo paditet zyrtarisht

Ndërsa në fushën e lojës gjithcka po shkon në mënyrë të shkëlqyer për Cristiano Ronaldon, kjo nuk mund të thuhet përsa i përket jetës personale. Sulmuesi i Realit të Madridit është paditur zyrtarisht nga Prokuroria e Madridit për evazion fiskal të kryer në periudhën 2011-2014 për një shhifër prej 14.7 milionë Euro, shifër kjo e siguruar nga të drejtat e imazhit. Sipas provave të paraqitura nga Agjencia e Të Ardhurave në Spanjë, Ronaldo ka krijuar një shoqëri në Ishujt Virgin dhe një në Irlandë për të kaluar këto të ardhura, veprime këto që sipas organit të akuzës janë kryer me vullnet dhe ndërgjegje të plotë. Por jo vetëm kaq, Prokuroria bëri të ditur se Ronaldo nuk ka deklaruar as 28.4 milionë Euro të ardhura nga të drejtat e imazhit për periudhën 2015-2020 të kaluara për llogari të një shoqërie tjetër që vepron vetëm në territorin spanjoll.

sfidanti.al