Motori Honda nuk doli gjë, edhe pse vjen nga një kompani shumë e famshme. Meklareni nuk po arrin dot rezultate këtë vit, ndërsa është i vendosur të mos lejojë largimin e Fernando Alonsos. Piloti spanjoll, ndër më të mëdhenjtë që janë në pistën e Formula 1, është tërësisht i dëshpëruar dhe ka bërë me dije se në vjeshtë do të marrë një vendim për të ardhmen.
Meklaren menjëherë vendosi të bënte lëvizjen e tij. Motori Honda do të zëvendësohet vitin që vjen me një motor Mercedes, ashtu si dikur kur skuadra angleze rivalizonte për titullin botëror. Alonsos i ka ardhur “në majë të hundës” me makinën shumë të dobët që ka në dispozicion, e cila në Kanada e la në baltë për herë të pestë këtë sezon. Nuk do të jetë e lehtë për Meklarenin pasi prishja e kontratës me Hondën do të kushtojë gati 90 milionë euro, por Ron Denis nuk ka rrugë tjetër. Pa një pilot të madh, nuk mund të ndërtohet një makinë e madhe, dhe Alonso është në një rang me yjet Hamilton e Fetel.
Sfidanti.al