Kristiano Ronaldo “mbret” i sportit, por nuk matet dot me reperët!

Kristiano Ronaldo mund të jetë njeriu më i paguar në sportin botëror, por nuk është në gjendje të konkurrojë me artistët e muzikës apo të letrave. Revista amerikane “Forbs” ka botuar listën e “argëtuesve” më të paguar në vitin e kaluar, ku ylli i Realit dhe i Portugalisë ka humbur një vend, duke zbritur i pesti.

Ronaldo ka fituar 83 milionë euro, përfshi të gjitha të ardhurat e mundshme, ndërsa në vend të parë është reperi amerikan, Shon “Didi” Kombs me 115 milionë. Në vend të dytë është ylli tjetër i muzikës amerikane, Bijons, me 99 milionë euro, ndërsa një emër interesant është në vendin e tretë. Bëhet fjalë për Xhoanë Roulingun, shkrimtare, skenariste dhe prodhuese filmash nga Britania e Madhe (autore e Harri Poterit). Ndër yjet e sportit, i vetmi që hyn në 10-en e parë të “argëtuesve” së bashku me Kristianon, është numri 1 i NBA-së, Lebron Xhejms, me 77 milionë euro fitime në vit.

Sfidanti.al