Pushimi prej katër javës i kampionatit të Formulës 1 duket se nuk ka ndikuar në formën e mirë të Lando Norris, i cili pas triumit në Hungari arriti që të siguronte edhe sot një tjetër fitore.
Këtë herë piloti i McLaren triumfoi në Zandvoort ku la pas dy pilotët e Mercedes-it. Në vendin e dytë përfundoi garën lideri i klasifikimit të pilotëve, Antonelli, i cili parakaloi George Russell-in falë urdhërave të skuderisë gjermane.
Në tre xhirot e fundit piloti britanik mbrojti me shumë vështirësi vendin më të ulët në pod nga sulmet e Leëis Hamilton, i cili i parapriu Charles Leclerc.

