Tirana ka një konkurrencë të fortë në repartin ofensiv, me gjashtë lojtarë që synojnë të marrin minuta në vetëm tre pozicione. Skuadra bardheblu ka disa alternativa në sulm, çka i jep trajnerit mundësi për të ndryshuar skemat dhe mënyrën e lojës, por njëkohësisht krijon edhe një garë të fortë për formacionin.
Disa prej alternativave kryesore janë qendërsulmuesit Tomislav Kish, Bernard Berisha dhe kapiteni Redon Xhixha. Më pas vinë Erdon Daci dhe Etienne Tare. Xhixha është lojtari me vlerën më të lartë në këtë repart. 28-vjeçari shqiptar vlerësohet 400 mijë euro, ndërsa pas tij renditet kroati Tomislav Kish, 32 vjeç, me një vlerë prej 200 mijë eurosh. Një tjetër alternativë në qendër është Eridon Daci. Sulmuesi 28-vjeçar, me kombësi të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, vlerësohet 175 mijë euro. Lista plotësohet nga Etienne Tare. Konkurrenca në repartin ofensiv nuk kufizohet vetëm te qendërsulmuesit. Drilon Hazrollaj, i cili aktivizohet si anësor i djathtë, ka një vlerë prej 400 mijë eurosh, ndërsa Bernard Berisha, që mund të luajë në krahun e majtë, vlerësohet 200 mijë euro.