Dinamo arriti të fitonte ndaj Audas në “Elbasan Arena”, duke siguruar edhe një tjetër tur në Ligën e Konferencës. Të besuarit e Dajës, do të luajnë ndaj Pafosit dhe ndeshja e parë është planifikuar që të zhvillohet ditën e enjte në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 21:00.
Tashmë, mbetet të shihet vendimi i FSHF-së i cili do të jetë pas konsultimit edhe me Vorën. Sezonin e shkuar, kishte përplasje mes palëve, duke qenë se Dinamo nuk pranoi që të ndërronte stadiumin kur Vorës i duhej që të luante ndeshjet e saj jashtë. 2 herë radhazi ka arritur Dinamo në “play off” të Ligës së Konferencës. Blutë u eliminuan sezonin e shkuar nga polakët e Jagellonias, teksa këtë herë luajnë me Pafos.

