Kabashi riniset nga Serie C

Mesfushori italo-shqiptar, Elvis Kabashi, është shumë pranë rikthimit në fushë, pasi pritet ta vazhdojë karrierën në Serie C me fanellën e Perugias.

Sipas raportimeve të TuttoMercatoWeb, futbollisti 32-vjeçar, aktualisht pa skuadër pas përfundimit të aventurës me Pontederën, ka arritur një marrëveshje verbale me klubin italian për një kontratë njëvjeçare.