Admiruesja e James Rodriguez, Helga Lovetaky, kumbarja e Botërorit 2018?

Helga Lovekaty është muza e Zenit dhe një prej kandidateve për të qenë kumbarja e Botërorit 2018. E apasionuar pas futbollit ajo është edhe një admiruese e James Rodriguez, madje është arritur deri aty sa të thuhet se Helga ka pasur edhe një aventure sentimentale me futbollistin kolumbian aq sa James Rodriguez u duk gati të ndahej nga bashkëshortja e tij Daniela Ospina. Por Helga spikat më shumë për fizikun e saj duke tërheqëur jo pak vëmendjen e njerëzve. Bukuroshja ruse po shndërrohet në një nga mbretëreshat e Instagramit dhe kjo falë stilistit gjerman Philip Plein që publikoi i pari fotot e saj. Që nga ai moment, numri i ndjekësve i Lovekaty në këtë rrjet social ka arritur në 3 milionë.

sfidanti.al