Rashfordi, pronareve  të Junajtid: O “djall” sillni Moratën në Mançester!

Sulmuesi i ri i talentuar i Mançester Junajtidit, Markus Rashford, kërkon që si partner të vetin në ekip të ketë sulmuesin aktual të Realit të Madridit, Alvaro Morata. “Junajtdi është një klub i madh dhe klubet e mëdhenj duhet të tërheqin lojtarët e mëdhenj. Secili lojtar që vjen te Junajtidi, duhet ta ndihmojë këtë ekip që të fitojë trofe që është edhe synimi kryesor i klubit tonë, pasi, fundi i fundit, ky është qëllimi, për të cilin ne luajmë”, tha Rashfordi.

Lidhur me përforcimet e reja, Rashfordi i rekomandoi kryesisë së ManU-së që të sjellë në “Old Traford” sulmuesin e Realit, Alvaro Morata. “Silleni Moratën, sepse ai është një lojtar i shkëlqyer dhe konkurrenca e mirë është shumë e rëndësishme që ne të kemi një sulm efikas”, vuri në dukje Rashfordi.

Sfidanti.al