Do të ketë ndeshje revansh Xhoshua – Kliçko? Fantazi apo ..grushta

Entoni Xhoshua dhe Vladimir Kliçko do të takohen përsëri në ring. Sikurse dihet, në fund të prillit, të dy boksierët zhvilluan një duel spektakolar në “Uembli”, të mbushur plot e përplot me mbi 90 000 spektatorë. Xhoshua e mundi Kliçkon në raundin e 11-të me nokaut teknik, duke mposhtur kështu legjendën e gjallë të boksit botëror, Vladimir Kliçko, dhe duke arritur suksesin më të madh në karrierën e tij në boksin profesionist, pasi u shpall kampione bote në tre versione të tij. Shumë tifozë të boksit presin që këta të dy boksierë të mëdhenj të ndeshen edhe një herë tjetër në ring dhe një ndeshje të tillë revansh e konfirmoi edhe agjenci i Xhoshuas, Edi Hern.

“Ndeshja revansh do të zhvillohet, në rast se Bernd Boente dhe Vladimir Kliçko nuk vendosin ndryshe në takimin që do të mbahet në fund të kësaj jave. Në dy javët e ardhshme, ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe do të shohim se çfarë është e pranueshme dhe jo e pranueshme. Po ashtu, ne do të flasim edhe për vendin eventual se ku do të zhvillohet ndeshje tjetër. Sa na përket neve, ndeshja e radhës është ajo me Kliçkon”, vuri në dukje agjenti Edi Hern. Vendi i ndeshjes së ardhshme mes të dy boksierëve, ende nuk është përcaktuar, por, sidoqoftë, përmenden Nigeria, Dubai, Kardifi dhe SHBA-ja.

Sfidanti