Mbappe bën Realin e Madridit me dhimbje koke; preferon qëndrimin te Monaco

Kylian Mbappe ka marrë një vendim që nuk do t’i pëlqejë aspak Realit të Madridit që kishte vendosur të ofronte 130 milionë Euro për sulmuesin 18 vjeçar të Monacos. Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’, Mbappe që pervec Realit, ka bërë të çmenden edhe klube të tjerë të rëndësishëm të Evropës, ka vendosur të qëndrojë në Principatë tek kampionët e Francës për t’u përmirësuar akoma më shumë si futbollist. ‘Le Parisien’ thekson gjithashtu se futbollisti ua ka komunikuar këtë vendim drejtuesve të klubit me të cilat ka filluar edhe bisedimet për rinovimin e kontratës aktuale e cila skadon në vitin 2019. Mësohet se ky takim do të zhvillohet menjëherë pas kthimit të tij nga ndeshjet e përfaqësueses franceze, në selinë e Monacos me Mbappe që do të jetë i shoqëruar edehe nga prindërit e tij

sfidanti.al