“Je bërë si “Doktor Djalli”. Ky ishte mesazhi që Bajerni i Mynihut i dërgoi futbollistit të vet, Tomas Myler, pasi ky postoi një foto në rrjetet sociale duke treguar gishtin që bëri operacion së fundi. Klubi postoi edhe ai në rrjetet sociale mënyrën e tij të përshëndetjes, duke vënë në krah të fotos së Mylerit, edhe atë të Doktor Djallit (Dr Evil) të filmit të Ostin Pauersit (mund t’ shikoni të dyja fotot në këtë shkrim).
Natyrisht, gjithçka është në kuadër të humorit dhe Myleri njihet si “karagjozi” më i madh i bavarezëve. E rëndësishme për tifozët është që sulmuesi do të kthehet shpejt, pasi operacioni në gisht ishte diçka e lehtë. Tifozët shpresojnë që ai të kthehet bashkë me golat, pasi shënoi pak sezonin që kaloi.
Sfidanti.al