Gerard Pique u kthye sërish në shënjestrën e fishkëllimave të tifozëve spanjollë në ndeshjen miqësore që ‘La Roja ‘ zhvilloi me Kolumbinë e përfunduar 2-2. Qendërmbrojtësi i skuadrës iberike, që gjithnjë e thotë atë që mendon, ia drejtoi gishtin një pjese e medias për situatën e krijuar rreth tij. ‘Përse të intereson, përse nuk flet për sportin-iu drejtua Pique, Edu Aguirres, gazetarit të programit televiziv ‘El Chiringuito’-ke një vit e gjysmë që më pyet vetëm për këtë. Pas Evropianit askush nuk më fishkëllente ti dhe media ku punon e kanë shkaktuar të gjithë këtë. Nuk ka të bëjë aspak me cështjen e pavarësisë së Katalunjës, gjë për të cilën nuk jam shprehur asnjëherë. E kam thënë mijëra herë që ky vend është i ndarë në tifozë të Realit e Barcelonës dhe është normale që ata të Realit tyë ndihen të paragjykuar për atë cfarë them, por përsa kohë ekziston respekti, gjithcka është e vlefshme. Nuk ka të bëjë aspak me guximin. Dikush e thotë atë që mendon dhe është normale që në Madrid bezdisen’
sfidanti.al