Luis Nazaro De Lima Ronaldo që njihet shkurt si Ronaldo, sikurse duket qartë, di që ta tërheqë vëmendjen e opinionit publik në çdo deklaratë të tij me temë futbollin dhe aktualitetet në këtë sport, por, sidoqoftë, një kërshëri të madhe shkaktojnë deklaratat e tij për karrierën e vet. “Il Fenomeno” popullor, në një intervisë në “Antenën 3” dha disa përgjigje interesante lidhur me jetën e tij futbollstike e private, ndërsa veçoi momentin më të rëndësishëm dhe më të lumtur që ai ka përjetuar si lojtar profesionist.
“Finalja kundër Gjermanisë në Japoni. Ne fituam 2-0 dhe unë shënova dy gola. Lumturia ime ishte e pamatë, por jo vetëm për shkak të golave dhe fitores, por për shkak të faktit se, dy vite më parë, unë isha dëmtuar shumë rëndë. Pata një fat të madh në Japoni, pasi unë kisha humbur finalen e madhe me Francën, më 1998. Më mori në telefon Skolari dhe më tha se ai kishte pasur një besim të madh tek unë dhe unë, në fakt, punova shumë dhe më ngulm që të kthesha në formën time më të mirë”, tha Ronaldo.
Sfidanti.al