Një skandal i ri i madh ndodhi në përfaqësuesen e Turqisë, pasi lojtari i Barcelonës, Arda Turan, u përpoq që të rrihte gazetatin e “Milijetit” turk, Bilal Mesea, madje, duke e kapur këtë të fundit edhe prej fyti. Gjatë kësaj kohe, Turani i bërtiste gazetarit:
“Kush të ka lënë, ty, të hipesh në avionin tonë? A ishe, ti, me neve në Euro-2016? Kush të paguan, ty, që të shkruash keq për mua? Edhe ata që të paguanë, ty, këtu në avion janë? Unë nuk jam si të tjerët. Unë do ta lejë futbollin, nëse ka ardhur koha, por nuk do të lejojë as ty dhe as të tjerët që të shkruajnë për familjen time! Ti, punon për gazetën e Jilldirim Demirorenit (presidenti i federatës turke të futbollit)”, i bërtiste atij Turani, ndërsa e mbante gazetarin prej qafës, madje, u përpoq edhe ta godiste atë, por e penguan të tjerët. Ky skandal ndodhi në aeroportin e Shkupit, mbas ndeshjes mes Maqedonisë dhe Turqisë. Në Euro-2016, u shkruajt se Turani dhe disa lojtarë të tjerë kërkuan më shumë premio dhe, kështu, trajneri Fatih Terim nuk i thirri ata në kombëtarën turke në ndeshjet kualifikuese të ardhshme.
Sfidanti.al