Klubi i Partizanit ka njoftuar largimin e trajnerit Oltijon Kërnaja. Shkak për këtë vendim, sipas njoftimit të klubit kryeqytetas në faqen e vet zyrtare, janë bërë rezultatet e dobëta të javëve të fundit. Vendimi vjen tri javë para mbylljes së kampionatit të rregullt të kampionatit, ku objektivat e Partizanit janë kompromentuar.
Faza e katërt e kampionatit ka qenë shumë negative për të kuqtë, me rezultate të dobëta. Duket se humbja në derbin me Tiranën ka qenë fatale për Kërnajën, i cili e mori drejtimin e Partizanit pas fillimit të sezonit, duke zëvendësuar serbin Mlladen Milinkoviç. Ai punoi mirë, duke e ringritur ekipin, që aktualisht mban vendin e 5-të, me pikë të barabarta me Dinamon.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, skuadra do të drejtohet nga pjesa tjetër e stafit teknik dhe drejtori sportiv Agim Ibraimi.

