Loja me fjalët e trajnerëve tanë është më e bukur edhe se vetë loja e futbollistëve. Dhe kjo ndodh në një habitat futbolli që e mban veten…Superligë! Nuk po shkojmë larg, por vetëm këtë javë dhe tamam- tamam do të hedhim spirancën në Derbi. Dy trajnerët e ekipeve, Shehi që doli fitues dhe Kërnaja i Partizanit që humbi ndeshjen, kanë bërë edhe ata “golat e tyre”.
Ndërsa trajneri Shehi zbulon vetë se pas pjesës së parë ,në të cilën Tirana ishte e fikur dhe Partizani dominoi dhe shënoi edhe golin, u tha futbollisteve te tij se “ishte i sigurtë se do ta fitonin ndeshjen” . Nga e dinte ? Nëse trajneti bardheblu ka veti profetike, parashikon ngjarjet, le të na tregojë se si do ta shkojë puna në javët që vijnë…
Tek Partizani, trajneri ndryshe nga Shehi i Tiranës, Kërnaja kishte folur pas ndeshjes: “ Djema mos u mërzitni se këtë herë e marr unë përsipër fajin..”
Ka raste që trajnerët bajnë aq shumë teori sa edhe veten nuk e kuptojnë se zhyten në ca terma që ta bëjnë lesheli mendjen. Këtë herë, mu në Derbi, tek ajo që quhet ndeshja e jetës, trajnerët kanë shkuar në një orbitë që vetëm e tyre nuk është…
Sfidanti.al

