Alegri: Të gjithë pyesin do të luajë Bejli ose Isko, por vendimtar është dikush tjetër?

Reali i Madridit zotëron një listë futbollistësh, të cilën, vetëm po ta shohësh, gati të ndalon frymëmarrja, por punët vështirësohen edhe më shumë, kur këta yje ju do t’i shihni në fushë dhe duhet të matni forcat me ta. Juventusi, sigurisht, që është i ndërgjegjshëm për sfidën që e pret, më 3 qershor, në Kardif, ndërkohë që të vetmen gjë që ai nuk di, para kësaj finaleje të madhe, është, nëse në formacionin e parë do të jetë Garet Bejli ose Isko. Lidhur me këtë temë, u pyet edhe trajneri i Juves, Masimiliano Alegri, që, ne vend që të fliste detajisht, u përgjigj shkurt se ai do të dëshironte që të mos luante lojtari më i rëndësishëm i Realit, braziliani Kasemiro.

“Të gjithë flasin për Bejlin ose Iskon dhe pyesin se kush do të luajë nga ata të dy. Kurse, për mua, është e rëndësishme që të mos luajë një lojtar krejtësisht tjetër. Për mua do të jetë shumë e rëndësishmë, nese nuk do të luajë Kasemiro. Loja e këtij futbollisti e ka bërë më të organizuar mesfushën e Realit. Ai është lojtari kyç, megjithëse atë e vendosin në plan të dytë”, tha Alegri

Sfidanti.al