Para syve të presidentit Duka ..futet Egnatia në “Big Brother”..

Vazhdon “Big Brother Superliga” !  Ekipet ndërpresin ndeshjen dhe futen në “agjerim” për  minuta të tëra. Por këtë herë ishte krejt ndryshe. Protagonistë të protestës ishin kampionët e Egnatias dhe shfaqja jepej para syve të presidentit Duka, i cili  kishte ardhur të shijonte “produktin e tij” ne ndeshjen Egantia-Vllaznia.Pra,  kampionia aktuale dhe kampionia ..virtuale.

Tamam- tamam ishte minuta e 70 –të kur ndeshja mori rrokapujën, pasi arbitri Florian Lata i tregoi kartonin e kuq Xhemajlit të Egnatias. Egntia tërhoqi ekipin , sikur ta kishte parandjerë se diçka jo e mirë do të ndodhte para syve te “pronarit të lojës” . Fiks pas 7 minutash u fut edhe VAR-i në lojë, por doli në pozicion jashtë loje, pasi la në fuqi vendimin e arbitrit !

Është interesant fakti se dy vite më parë, kur shkelte në stadiumin e Rrogozhinës  presidenti Duka, gëzonte i madh dhe i vogël. Por, kohët kanë ndryshuar dhe tani … i madh dhe i vogël kanë frikë kur u shfaqet ne tribunë!

Sfidanti.al