Donald Trump ka habitur opinionin publik gjatë një tubimi në Hebron, Kentucky, duke deklaruar se do të mbështeste plotësisht ‘yllin’ e rrjeteve sociale dhe boksierin Jake Paul nëse ai vendos të hyjë në politikë. Gjatë aktivitetit të mbajtur të mërkurën, ish-presidenti amerikan i tha 29-vjeçarit se e sheh atë si një kandidat të mundshëm për poste publike në të ardhmen. “Dua vetëm të them se parashikoj që, në një të ardhme jo shumë të largët, ti do të kandidosh për një post politik. Dhe ke mbështetjen time të plotë dhe totale,” deklaroi Trump para të pranishmëve.
Jake Paul u bë i famshëm fillimisht në YouTube gjatë dekadës së fundit dhe më pas ndërtoi një karrierë në boks, ku është përballur me influencues të tjerë të rrjeteve sociale, ish-luftëtarë të MMA-së dhe emra të njohur të ringut. Në rekordet e tij profesionale ai numëron 12 fitore dhe 2 humbje. Humbjen e fundit e pësoi në dhjetor 2025 ndaj ish-kampionit të peshave të rënda Anthony Joshua, i cili gjatë meçit i theu nofullën në dy vende.
Sfidanti.al

