Ka luftëra që bëhen për një femër, si ajo e famshmja e Trojës, por ka edhe “luftë” që bëhet për një arbitër. Vite më parë, thuhej me shpotizëm se arbitrat janë jetim , pa nënë e pa babë. Në ditët e sotme : kanë “prindër” që kujdesen për ta , por edhe …”engjëj mbrojtës”. Fjala është për ndeshjen e Kupës, Elbasani – Partizani dhe “Helena e Trojës” në këtë rast është arbitri Hamiti…
Partizani , i cili për ironi, vite më parë nuk luftonte me arbitrat, por me vetë sistemin, tani nuk shikon lart te keqen , por vetëm poshtë. Shpall gjuetine e arbitrit, i cili si në shumë raste quhet .. Hamiti. Cili është faji tij këtë serial? Ka shpikur një penallti , që mezi mbahej edhe me paterica! Elbasani nga ana tjetër bën deklaratë që mbron arbitrin Hamiti, duke harruar që disa javë më parë ankohej vetë për një Hamit tjetër…
Hiqja Lenës, veja Prenës- ky është himni i garës ne Superlige . Të gjithë e dinë se nga e kanë të keqen, por deri tek arbitrat u lejohet të qahen dhe jo më lart. Si thoni, a ka pushtet Hamiti i gjorë , një ushtar i thjeshtë i “ushtrisë së mekatare” të bëhet i keq me të gjithë, pasi shumica e ekipeve janë gati të paguajnë para që të mos e kenë në fushë sepse u ndodh..magjia e zeze. Ne fakt, Frika vjen nga lart, por turpi mbetet ..poshtë !
Sfidanti.al

