Ku po shkon o Partizan? Ku e gjete këtë Kërnajën…

Si e doni trajnerin? Të jetë i pashëm, apo i pabukur. Të jetë i ri apo me përvojë.  Të jetë i guximshëm apo i ekuilibruar? Atë ditë që Partizani vendosi në stol trajnerin Kërnaja, po të vije bast se “demat” do të tërboheshin me këtë trajner, të shikonin si të rrjedhur, sikur i kishe lëshuar pëllumbat, pra të kishin lënë trutë e kokës…

Tani flitet ndryshe për trajnerin Kërnaja, duket më me peshë dhe më i pashëm.  Pasi mundi edhe Egnatian kampione, një humbje emancipuese po të dëgjosh intervistat, pasi  nuk u qanë për arbitrin, por për fushën me tartan. Rasti Kërnaja mund të ketë zgjuar nga gjumi letargjik edhe presidentët, pasi u beka prokopi edhe me pak para te drejtuar stolin.  Paska edhe në “magazinat e klubeve” trajnerë që janë të zot për të ngjallur ekipet, klube  të cilët janë diagnostifikuar si të sëmurë nga trajnerët e  huaj.

Sfidanti.al