Vendimi ‘drastik’ i Francesca Ciprianit: Do rrisë numrin e gjoksit që…të paguajë hipotekën e banesës së saj

Quhet Francesca Cipriani dhe prej kohësh ka qenë një prej figurave më të sjhfaqura në ekranet italiane për shkak të formave të kolme të saj. Bukuroshja italiane që vitin e kaluar premtoi se do të zhvishej krejtësisht nëse Italia fitonte Evropianin,  dhe që ka pasur një lidhje me Adil Rami kur ky i fundit ishte pjesë e Milanit, po përjeton një moment shumë të vështirë në aspektin financiar. Kohët e fundit të ardhurat e saj kanë rënë ndjeshëm, pasi aktualisht nuk është në ndonjë program televiziv . Për këtë arsye ajo e ka shumë të vështirë që të paguajë hipotekën për banesën superluksoze që ka blerë së fundmi, një situatë që e shtyu atë të marrë bnjë vendim;  do t’i nënshtrohet një operacioni që të rrisë përmasat e gjoksit të saj pasi mendon se në këtë mënyrë do të jetë në gjendje që të gjejë një punë ekstra që do ta ndihmojë atë të shlyejë hipotekën e banesës së saj të kushtueshme.

sfidanti.al