Belen Rodriguez duket se ka gjetur lumturinë me Andrea Iannonen. ‘Showgirl’ argjentinase prej kohësh është lidhur me pilotin e MotoGP duke rifituar qetësinë në jetën e saj sentimentale pasi bashkëshorti i saj Stefano De Martino u nda me të nëpërmjet një mesazhi në Whatsapp. Bukuroshja argjentinase që më parë është cilësuar edhe si muza e Serisë A, së shpejti do të bëjë publik një lajm të rëndësishëm që me siguri do të jetë drejtimi i një programi të ri televiziv, ndërkohë që shumë shpejt do të shfaqet imazhi i saj në fushatën e re publicitare për veshjet intime femërore. Përsa i përket Iannones, Belen Rodriguez ka deklaruar se lidhja me të po shkon mjaft mirë dhe se ajo dëshiron që të ketë fëmijë me pilotin italian.
sfidanti.al