Boksi brazilian Ciu Cicu po fiton një popullaritet, gjithnjë e më të madh, në botë. Kohët e fundit, është bërë një listë me 22 figura të njohura që e ushtrojnë këtë sport luftarak atraktiv. Lista e yjeve po rritet vazhdimisht dhe duket se kjo tendencë do të ruhet edhe në të ardhmen. Aktori i njohur botëror, Miki Rurk, dy vitet e fundit, i ka kaluar në akademinë e Skot Epsin-Ainshtajnit të Beverli Hillsit që drejtohet nga zotëruesi i “brezit të zi” në Ciu Cicën braziliane, Edi Bravo. Rurku 63-vjeçar ka arritur deri te “brezi blu” dhe ndjehet mjaft i lumtur në këtë sport:
“Kam filluar që të ushtrohem në Ciu Cicën braziliane në Beverli Hills dhe duket se unë kam bërë zgjedhjen më të mirë. Jo vetëm që unë mësoj sesi të mbrohem, por bëj edhe një stërvitje mjaft efikase, kam hequr dhjamrat e tepërt dhe kam rritur masën muskulore. Shumë më mirë sesa në fitnes. Mos u habisni, kur të më shihni në ndonjë film, duke bërë akrobacira boksi”, thotë aktori veteran i Hollivudit.
Sfidanti.al