Sylvinho dhuron gjak për fëmijët talasemikë në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar organizoi një ditë të dedikuar për dhurimin e gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Pjesëmarrës në këtë nismë humanitare ishin punonjës të administratës së FSHF-së, si dhe stafi teknik i Kombëtares Shqiptare, përfshirë trajnerin Sylvinho, Doriva, Ervin Bulku dhe doktorin e Kombëtares, Gianluca Stesina. Ata iu bashkuan kauzës së rëndësishme për të dhuruar gjak dhe për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

LEXO EDHE:

Sezon zhgënjyes për Juven, më i dobëti i 15 viteve të fundit

Federata e Futbollit synon që këto evente të rrisin ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe të shtrihen në të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.