Klubi i Burnley-t ka dënuar ashpër abuzimin racist të drejtuar ndaj mesfushorit Hannibal Mejbri pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Chelsea-t në Premier League. Futbollisti 23-vjeçar, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes, publikoi në rrjetet sociale një mesazh fyes që kishte marrë, duke kërkuar më shumë edukim dhe ndërgjegjësim.
Në një deklaratë zyrtare, Burnley theksoi se klubi është i tronditur nga sulmet raciste online dhe nënvizoi se nuk ka vend për racizëm në shoqëri. Drejtuesit e klubit bënë të ditur se rasti është raportuar te kompania mëmë e Instagramit, Meta Platforms, si dhe pritet bashkëpunim me autoritetet dhe Premier League-n për të identifikuar personin përgjegjës. Klubi siguroi gjithashtu mbështetje të plotë për lojtarin, duke theksuar se ndjek një politikë me zero tolerancë ndaj çdo forme diskriminimi.

