Mërgim Vojvoda u shpall “Lojtari më i mirë i ndeshjes” pas paraqitjes brilante të tij në fitoren 0-2 të Como-s ndaj Juventusit në Serie A.
Vojvoda hapi rrugën për fitoren me një supergol, duke vendosur epërsinë që do të mbahej deri në fund të ndeshjes. Përveç golit, mbrojtësi shqiptar ishte gjithashtu i sakti në lojë: ai kompletoi 23 nga 28 pasime të tentuara dhe fitoi tri duele, duke marrë notën 7.8 nga “SofaScore”.
Serie A e vlerësoi performancën e tij, duke e shpallur zyrtarisht lojtari më i mirë i kësaj përballjeje: “Mërgim Vojvoda është lojtari i ndeshjes Juve-Como”, thuhet në komunikatën zyrtare të kampionatit.
Kjo fitore i jep një nxitje të madhe Como-s në garën për vendet e para, me shpresën që për herë të parë në histori të sigurojnë një vend në UEFA Champions League. Vojvoda ka qenë një prej figurave kryesore të ekipit dhe kjo paraqitje e fortë kundër Juventusit është një tregues i qartë i rolit të tij vendimtar në suksesin e klubit.

