Ibra nis rikuperimin me “modesti”: Luanët nuk janë si njerëzit!

Ndoshta nuk pritej që ta prekte topin kaq shpejt. Nuk i kemi lexuar recetat e mjekëve për Zllatan Ibrahimoviçin, por gjithsesi pak mendohej që rikuperimi i suedezit të fillonte që pa hyrë qershori. Vetë sulmuesi i Mançester Junajtidit ka postuar foto të vetat në fazë riaftësimi, ku duket se xhonglon një top futbolli. Dëmtimi i pësuar në prill pritet ta lerë jashtë fushave deri në janar 2018, por ndoshta “Zllat” do t’i nxjerrë parashikuesit të gabuar. Jo më kot, ai shkruajti spjegimin e fotove në Instagram: “Prekja kurrë nuk do të zhduket, luanët nuk rikuperohen si njerëzit”. Gjithsesi, mediat britanike besojnë se Ibra do të largohet nga Junajtid, por mund ta vazhdojë karrierën në Europë.

Sfidanti.al