“Bombë Atomike” e Realit, 200 milionë për De Gean dhe Hazarin!

Reali do të kthehet në “epokën bërthamore” të zakonshme të presidentit Florentino Perez. Klubi “mbretëror” i Madridit besohet se do të shpenzojë 183 milionë euro për të marrë dy yje, një në portë dhe një në fazën ofensive.

David De Gea dhe Eden Hazar janë objektivat e mëdha, që do të jenë një rilindje e transferimeve madhështore të Kristiano Ronaldos apo Garet Bejlit. Dyshja e Premier Ligës kërkohet fuqimisht nga Perez, por edhe nga trajneri Zidan, ndërsa në “Santiago Bernabeu” nuk janë mësuar ta “rrudhin” dorën.

Hazar i Çelsit pritet të kushtojë 115 milionë euro, ndërsa 68 milionë euro janë menduar të shpenzohen për portierin e Mançester Junajtidit. Gjithsesi, shifra e përbashkët mund të shkojë fare mirë deri tek 200 milionët, pasi Murinjo i ka hedhur poshtë ndërkohë 68 milionë, dhe Konte mund të kërkojë më shumë për Hazarin.

Sfidanti.al