Ka stile të ndryshme edhe për protestat në futboll dhe ndryshojnë nga ekipi në ekip. Tirana për shembull është e para në klasifikim mes “rebelëve të topit”, pasi u ngujua dy herë dhomë, në pushim të ndeshjeve, pasi e kishin ndëshkuar me penallti! Kampionët e Egnatias janë model më vete dhe nuk duan të kopjojnë askënd, mbeten pikant edhe kur ..protestojnë. Madje , duhet të dorëzohemi me duart lart, meqë nuk e kuptuam qysh në fillim skemën e tyre të rebelimit…
Në ndeshjen e kaluar në Vlorë , i gjithë ekipi kampion u reshtua ne mesin e fushës dhe topat që zotëronte nga kundështari i dërgonte jashtë fushe. Kjo situatë për disa minuta dhe ata që ishin të pranishëm në stadium , u genjyen se Egantia këtë punë do të bënte gjatë gjithë 90 minutëshit. Një gol në fund të ndeshjes u zbuloi se nuk kishte ardhur për barazim..
Më e bukura në fund të ndeshjes, kur është momenti i intervistave, trajneri Tetova zbuloi kodin e padeshifruar të kësaj ndeshjeje: “ Përse i nxirrnim topat jashtë në fillim të ndeshjes? Ishte një lloj proteste e futbollistëve tanë për denimin e trajnerit të tyre nga Komisioni i Disiplinës…”
Sfidanti.al

